30 njerëz humbin jetën nga sulm ajror Saudit në treg të Jemenit

Deri në 30 civilë u vranë nga një sulm ajror i udhëhequr nga forcat saudite që e goditi një treg në veri të Jemenit këtë të diell, transmeton RT.

Forcat Houthi të Jemenit ua kthyen sulmet me sulme të veta ajrore nëpër pozicione të ushtrisë saudite, një aeroport ushtarak në Nexhran, kampin e ushtrisë al-Sharafa, dhe në disa tanke të stacionuar në provincën saudite Jizan.

“Sauditët i synuan qytetarët derisa ata ishin duke i bërë pazaret e tyre në market”, citon Saba.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ende nuk ka komentuar mbi këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button