Çfarë ndodh me Greqinë pas “Jo – së”

Pas referendumit të së dielës, pikëpyetjet mbi të ardhmen e Greqisë janë të shumta.

Kreditorët dhe partnerët ndërkombëtarë presin që qeveria e Athinës të dalë me propozime të reja. Kryeministri grek Aleksis Cipras ka premtuar se pas marrjes së mandatit, siç e quan ai votën “Jo” të grekëve, do të udhëtojë drejt Berlinit.

Dhe brenda 48 orëve do të rikthehet në Athinë me një marrëveshje. Kryeministri grek Aleksis Cipras informoi kancelaren gjermane Angela Merkel për propozimet e tij, gjatë një bisede telefonike. Ato do të diskutohen në samitin e liderëve të vende të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet të martën në Bruksel.

Pas “Jo-së” greke, Berlini nuk sheh për momentin, asnjë bazë për të hyrë në negociata për një paketë të re ndihme për Greqinë. Këtë e tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefen Zajbert.

Por grekët i kanë orët e numëruara. Në bankomate, grekët mund të tërheqin Euro edhe sot. Prej të martës, bankat do të jenë bosh. Banka Qëndrore Europiane nuk mund t’a financojë më Athinën me para, pas në bazë të rregullave të sistemit bankar, Greqia nuk konsiderohet më e besueshme, që prej ndërprerjes në mes të paketës së shkuar të ndihmës. Mungesa e Euros mund t’a çojë vendin drejt një rruge pa krye… deri atje sa të mos ketë ushqime në supermarkete e ilaçe në farmaci.

Do të ketë vështirësi në importe, në një vend të varur shumë prej tyre. Nëse nuk ka marrëveshje brenda kësaj jave, Greqisë do t’i duhet të hedhë në qarkullim një monedhë të re. Ndoshta për të vënë në zbatim propozimin e ministrit gjerman të financave Volfgang Shojble, i cili foli për një dalje të përkohëshme të Greqisë nga Euro, sa të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme.

Komisioni Europian parashikon bisedime të vështira me Greqinë, por premton se ky vend nuk do të dalë nga zona Euro. Si zgjidhje shihet fondi prej 500 milionë eurosh për ndihmë ndaj vendeve të varfra, ku mund të përfshihet edhe Greqia. Mesditën e të martës do të zhvillohet edhe një takim i jashtëzakonshëm ministrave të financave të vendevet të Eurozonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button