Përfundoi sesioni i qershorit i testimit ekstern

Qendra shtetërore për provime ju informon që sesioni i qershorit i testimit ekstern mori fund me përfundimin e procesit të ankimimit ndaj rezultateve të testimit.

Në sesionin e qershorit u parashtruan 2855 ankimime, gjegjësisht u ankimuan vetëm 0,7% e testeve. U pranuan 17,09%, pjesërisht u pranuan 26,34% e ankimimeve, kurse më tepër se 50% e ankimimeve ishin të pabaza. Një pjesë e vogël e ankimimeve (rreth 40) kanë të bëjnë me procesimin e paplotë të rezultateve dhe ata akoma po shqyrtohen në komunikim me shkollat.

Ndërsa, dukshëm është më i madh numri i ankimimeve të parashtruara nga nxënës të cilëve iu duhet një pikë për të kaluar në notë vijuese pa bazë për ankimim.

Numri më i madh i ankimimeve janë parashtruar për lëndët: matematikë, gjuhë maqedonase, informatikë dhe biologji. Pyetjet për të cilat janë konstatuar se janë problematike nga aspekti teknik ose karakteri përmbajtjesorë, e për të cilat edhe u pranuan një pjesë e ankimimeve, do të korrigjohen ose do të fshihen nga baza e pyetjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button