McInnes: Shkëndija e denjë për Premierligë

Menaxheri dhe trajneri i ekipit Aberdeen Derek McInnes sot pranoi se ai mezi po pret ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës kundër Shkëndijës.

Dy ekipet do të takohen në Pittodrie të enjten, kur luajnë ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës. Skocezët mendojnë se rezultati është në të mirë të tyre, pas një barazim 1-1 në Shkup. McInnes pohoi se ata përballen me një kundërshtarë të vështirë, por beson se janë të përgatitur për të përballuar edhe ndeshjen e dytë. Por kjo është një sfidë që ai dhe lojtarët e tij janë të etur për ta fituar.

“Dëshiroj që loja të luhej nesër,” tha McInnes, i cili ka konfirmuar se mbrojtësin Mark Reynolds është i lënduar dhe se po kontrollohet nga një specialist për të zbuluar se sa kohë do të jetë jashtë fushe. “Ne jemi të etur për tu takuar me ta dhe për të vazhduar më tutje. Ne gjithashtu synojmë për të bërë një lojë me ekip sulmues. Kam thënë që në fillim se barazimi nuk të jep epërisë edhe pse luajmë në fushë nikoqire. Ne e respektojmë Shkëndijën dhe e dinim që më herët se ata ishin një kundërshtar i fortë. Ata mund të ishin pjesë e Premierligës skoceze, në këtë nuk kam aspak dyshime”, ka thënë trajneri Derek McInnes. Të përkujtojmë se Shkëndija në Shkup kishte një paraqitje shumë të mirë, por rezultati 1-1, që nuk do të jetë në të mirë të tetovarëve, të cilët patjetër duhet të tentojnë të parët të shënojnë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button