Sekreti dallon nga komploti e konspiracioni

Në pamundësinë individuale që të ndikojmë në proceset e montuara dhe inskenuara shoqërore,ndonjëherë mjafton të mundohemi të deshifrojmë ndjeshmërinë e brendshme të nënvetëdijes,duke u munduar që përafërsisht si simetria e trupave gjeometrik të përshkruhen këto dukuri konspirative.Edhe pse deridiku jam njohës i këtyre proceseve, duke lexuar literaturë përkatëse,sidomos viteve të fundit ,si vepra Inferno,Lost Symbol,Vrasësit e Vatikanit…në këto libra në mënyre figurative dhe indirekte, apo pasive jepet një porosi se ekzistojnë organizata që kontrollojnë procese të ndryshme globale.

Ata për shembull mundësojnë për një shumë të majme të hollash, personi të largohet nga skena aktuale dhe të jetë i pakapshëm si rasti i transhumanistit Bertrant Zobrist në Inferno,apo kapiteni i Mendicus qe për para, e ke atje cila qeveri apo organizatë e kërkon ,që të kryen detyra speciale,ne Vrasësit e Vatikanit, jezuitet kryejnë eliminime,neutralizime,etiketime te personazheve publike vetëm e vetëm që Vatikani dhe Papa i Zi të ketë kontroll….me siguri parashtroni pyetjen pse marr shembuj te tille?Po edhe kjo ka lidhje kauzale,shkaku -pasojë,dhe sipas artikulacionit dhe ngjarjeve të fundit ,me siguri që disa persona që kanë lexuar këta libra, i kanë zbatuar këto forma të veprimit në përditshmëri, pa pasur fije përgjegjësi për numrin e viktimave,po qëllimi i tyre është vetëm dëshira e flaktë për të demonstruar fuqi dhe për te mbajtur pushtetin….

Në filogjenezën dhe ontogjenezën e njeriut që nga lashtësia e tani, është përpjekja sistematike që të gjejë mënyrë të zbulon çelësin e sekreteve.Në esencë të kësaj qëndron motivi për të jetuar një jetë më të begatshme ,pa shumë përpjekje dhe përkushtim ,të arrijmë suksese dhe të sundojmë.Niçe thotë se në esencë të kësaj qëndron tendenca e individit për të demonstruar,,fuqi,,apo, ,,vullneti për fuqi,,Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur “sekretin” dhe e kanë përdorur atë.

Në Kuran,në suren Bekare(lopa)prej ajetit 247 deri 252 përmendet Taluti,udhëheqës te populli hebre,i dalluar për nga dituria dhe forca,por i varfur.Populli reagoi se duhet udhëheqësi i tyre të jetë i pasur,por ai posedonte arkën që në të gjenin qetësim dhe diçka të mbetur që datonin prej kohës së Musait dhe Harunit.Profeti Sulejman djali i mbretit hebraik Daut arriti të kontrollon xhinët,erën dhe të flas me shpendët.

Profetëve të ndryshëm nga ana e Zotit, u është dhënë sekreti apo çudirat.
Në Zohara dhe Kabbala që janë gojëthënie të shkruara dhe plotësim i Torës(Tevratit)dhe Zeburit(Psalmeve),kemi qasje mistike për të zbuluar sekretet.Shumica e dijetarëve janë të mendimit se burimi i Zoharës është prej pleqërisë apo magjistarëve të faraonëve dhe ajo ia humb vlerën dhe helmon besimin në Zotin Një ,për shkak se ka rrënjë nga paganizmi egjiptian.

Njerëzit gjatë historisë kanë ditur shumë sekrete, ata kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet’hoveni, Linkolni,Uashingtoni, Emëroni etj të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. ” Sekreti ” ka qenë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.

Sot parashtrohet pyetja se vallë a ekziston një grup njerëzish që sundojnë botën?Njerëz që posedojnë arkën e Talutit,që dinë,,teknikën e dijes,,?,,……apo ata janë në fortifikata të izoluara nga çdo ndikim si në Institutin noetik IONS.Ata që si marrin erërat e as janë nën ndikimin e faktorit kohë!?.Zhan Pol Sartër flet për ,,teknikët e dijes,,të cilët dallojnë nga intelektualët.Dan Brown në novelën,,Lost Symbol,, mundohet të zbërthen disa sekrete dhe në fund Malaku(Zakar Solomon) me Tattoo(tetovazhet) e bëra dhe me ritualet vetëviktimizuese,nuk arrin të bëhet i pavdekshëm,prof.Robert Langdoni dhe CIA arrijnë edhe një fitore si në veprat e mëparshme të autorit Dan Brown(Kodi i Da Vinçit),në veprën Inferno(Ferri)transhumanisti Bertrand Zobrizt arin të hedh aerovirusin në Yerebatan të Istanbullit.Leonardo Da Vinçi në veprat e tij si Monaliza,Darka e Fundit, zbaton,,prerjen e artë,,dhe ,,koeficientin e Fibunaçes,,1,618…….Prerja e artë me zbulimet e reja haset kudo,te njeriu,bimët në univerz.Disa këtë e quajnë ,,sekret,,e disa ,,komplot,,por sipas meje nuk ka fshehtësi që deshifrohet, demistifikohet e zbërthehet në shenjat e humbura e në simbolet,nuk ka fshehtësi që nuk do të zbulohet,nuk ka teknika dhe metoda, që të çojnë deri te ,,Absolutja,, dhe deri te ,,Përsosshmëria,, personale.Sidomos nuk arrihet në mënyrë formale,mistike dhe ideologjike por çdo sekret trajtuar në mënyrën e metodologjisë shkencore një ditë zbërthehet dhe bëhet gjë e njohur.

Njihe veten do ti njohësh tjerët.Njihe mikrokozmosin do ta njohësh makroskosmosin.Njihe atomin dhe përbërjen e saj do të njohësh ,,grimcën e Krijuesit,,dhe shumë gjëra në gjithësi,hapësirë. Sekreti më i madh i njeriut është të njohë gnoseologjinë në vetveten e tij(kognitiven).
Ua bëj me dije se nuk flas për sufizëm,deizëm,agnosticizëm dhe misticizëm por dua të bëj të kapshme tendencën panteiste gjithëkohore që njeriu të afrohet Krijuesit të tij,të madhëron dhe të kërkon ndihmë prej të Plotfuqishmit ,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit.
Të dallojmë gnoseologjinë prej gnosticizmit.Sekreti e humb domethënien dhe merr emrin zbulim i ri,pas një kohe bëhet edhe rutinë banale me elemente melankolike si në veprën e Albert Dürer,,Melankoli I ,,1514 ku një ndër porositë e shumta figurative del se imagjinata është mbi mendjen dhe vetëdijen.Atribut i gjithë këtyre ,,sekreteve,,është fjala,,change,,ndryshim.A e keni pyetur veten se pse në SHBA fjala më e përdorur është ndryshimi,bile edhe në kampanjat zgjedhore presidenciale.Prej themelimit të SHBA-ve,dhe Xhorxh Uashingtonit ,në popullin e Amerikës është mbartur dëshira e paraardhësve të tyre për të krijuar një shtet dhe shoqëri të lumtur bazuar në ligjin e ndryshimit dhe transformimit.E drejta e secilit është të parafytyron dhe ta kupton këtë ligj.
P.S
Edhe pse në këtë shkrim kam përdorur njohuri nga filozofia,psikologjia,etika,parapsikologjia,astrologjia,teologjia dhe noetika, ua bëj me dije se terminëve iluminati,mason dhe organizatave të ngjashme komplote ,u jam larguar me qëllim të përmendurit dhe përdorimit të këtyre nocioneve, me vetëdije që mos krijoj te lexuesi autosugjestion negativ ,e kjo krejt në funksion dhe qëllim të ngritjes së vetëdijes intelektuale dhe tendencës për të dominuar ligji i arsyes dhe logjikës e jo tendencës që për famë e aktualizim njeriu të bëhet pjesë e këtyre organizatave.
,,Sekreti,, që vështrohet nga këndvështrimi shkencor duhet dalluar nga termi,,komplot,,e,,konspiracion,,

Lajme të ngjashme

Back to top button