U shpallën fituesit e konkursit „Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta“

Me 3 korrik, në hotelin „Queen’s “ në Shkup, u finalizua faza e dytë e konkursit „Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta”, ku shoqata për inovacione sociale „ARNO“ shpalli tre fitues nacional që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në garën regjionale „Forumi për ide të gjelbërta”, edhe atë: Zharko Vasilevski-„Ferma jonë: Prodhim tradicional dhe natyral të vezëve të shëndetshme nga pulët”, Biljana Filipovska- „Shitorja e parë për ushqime organike SHPK. „Toka jonë e mirë”, Jasminka Pashaliska Andonovska nga „Shoqata – Qendra për barna bimore dhe fruta të malit „Ambrozija”.

„Ideja jonë e gjelbërt është në fakt pilot instalim për përfitimin e peletave nga mbeturinat me bio-masë. Peletat janë burim i ripërtrishëm i energjisë dhe viteve të fundit po përdoren shumë e më shumë. Nëpërmjet shfrytëzimit të plotë të burimeve dhe potencialeve lokale duam të bëjmë sistem për prodhim lokal të peletave nga druri, në mënyrë që mbeturinat e pashfrytëzuara nga drunjtë t’i shëndërrojmë në lëndë djegëse të fuqishme dhe me vlerë të lartë kalorike. Vlerë plotësuese e idesë është që instalimi do të përdoret edhe për edukim për procesin e prodhimit të peletave dhe përparësive të shfrytëzimit të  burimeve të ripërtrishme të energjisë.“ – tha Jasminka Pashaliska Andonovska nga „Shoqata – Qendra për barna bimore dhe fruta të malit „Ambrozija”- Pehçevë.

„Ferma jonë është ferma e parë në vendin tonë, e organizuar në mënyrë tradicionale për prodhimin e vezëve ekologjike. Ndodhet në komunën Gjorqe Petrov mes fshatrave Novosellë dhe Vollkovë. Prodhon vezë organike nga pulët dhe të njejtat i distribuon nëpër shtëpi. Në të ardhmen „Ferma jonë” do të rritet në një vend ku klientët tanë, përveç blerjes së ushqimeve organike do të mund të shohin procesin e prodhimit, proces ky që është ekologjik, i thjeshtë, natyror dhe i qëndrueshëm.  Fitimi i garës është shumë domethënës për ne, sepse dëshmon edhe njëherë se jemi në rrugë të drejtë për të bërë biznes projekt që në vete përveç profitabilitetit, ngërthen komponentën ekologjike, edhe atë të edukimit, kur bie fjala për shëndetin, ushqimin, ekologjinë, dhe vetëdijen për ruajtjen e ambientit jetësor.“ – tha Zharko Vasilevski, përfaqësues i „Ferma jonë”, përndryshe gazetar i diplomuar.

SHPK. „Toka jonë e mirë” planifikon të zgjedh 5 – 10 prodhues të vegjël organik nga e gjithë Maqedonia dhe të realizon trajnime për prodhimtari organike me mbikqyrje dhe kontrollime të vazhdueshme, me kapital fillestar të prodhimtarisë, dhe marrëveshje për blerjen  e prodhimeve të tyre.  „Toka jonë e mirë”, si shitorja e parë e konsumatorëve organik, punon për të siguruar asortiman sa më të gjërë të produkteve organike nga prodhues lokal dhe me çmime sa më të mira. Në qoftë se e realizojmë këtë projekt, përfitimet sociale dhe ekologjike do të jenë të shumëfishta!“ – tha Biljana Filipovska, themeluese dhe kryetare e „Shitorja e parë për ushqime organike”.

Idetë më të mira i zgjodhi juria, e përbërë nga Ljupka Mitrinovska (Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik) Metodija Minoski (banka ProCredit), Igor Sllavkovski (Milieukontakt Maqedoni) dhe Irina Janevska (ARNO). Idetë ishin të vlerësuara sipas disa kritereve: fizibiliteti i idesë, ndikimi pozitiv në ekonominë lokale, ndikimi pozitiv në mjedisin jetësor, vlerësimi i tregut dhe zhvillimi i strukturës financiare, si dhe për nga aspekti i të vetë-qëndrueshmërisë, planit për të gjeneruar të ardhura dhe ndikimin social të idesë. Idetë fituese nga Maqedonia më tutje do të konkurrojnë në garën regjionale Forum për zhvillimin e filantropisë në Ballkanin perëndimor“ që do të mbahet në korrik në Kosovë , në konkurrencën e ideve nga Sërbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Tre ide që do fitojnë në garën regjionale do të fitojnë nga 10.000 dollarë nga fondi i vëllezërve Rokfeler për implementimin e ideve të gjelbërta.

Paraprakisht 10 finalistë i prezentuan idetë e tyre para jurisë, nga të cilat 3 u zgjodhën si fituese. Këta finalistë ishin, Zharko Vasilevski – Ferma jonë: Prodhim tradicional dhe ekologjik i vezëve të shëndetshme; Afrodita Misheva-Bar Maqedonia; Suzana Atanasovska – Uthull ekologjike nga mollët e egra me përcaktim gjeografik të mbrojtur; „Shitorja e parë për ushqime organike SHPK. „Toka jonë e mirë” – Çertifikatë për prodhuesit e vegjël dhe të margjinalizuar; Sashko Todorov – Ushqim I së ardhmes – Fermë për insekte; „Shoqata – Qendra për barna bimore dhe fruta të malit „Ambrozija”- Pehçevë“-Pilot instalim për përfitimin e peletave nga mbeturinat me bio-masë; Aleksandar Dimeski – Elektranë koncetrike solare;  Zoran Trajçevski – Nga lule në lule – nga ushqimi në ilaç; Llambush  Shutinoski – Bio turizëm në Vevçani; „Institut për zhvillim të qëndrueshëm rural – Bela Vista IORRR“- Qendër eko-turistike Pollog-Sharr. Në konkurs morrën pjesë gjithsej 36 ide të gjelbërta.

„Jemi të kënaqur se si kaloi i gjithë konkursi. Finalistët e sivjetshëm i prezentuan idetë e tyre me sukses dhe ishte mjaft sfiduese që të zgjidhen përfaqësuesit tanë nacional. Ishte sfiduese të zgjidhen fitues që në masë më të madhe i plotësojnë elementet e ekonomisë së gjelbërt, që kanë koncept të qartë të vetë-qëndrueshmërisë dhe që kanë ndikim në shoqëri.  Edhe idetë e tjera që aplikuan në konkurs ishin me të vërtetë mbreslënëse për mënyrën e projektimit të biznes-planeve  dhe të llojllojshme: ide për eko turizëm, ndërtimi i kapaciteteve për zhvillimin e disa regjioneve, fermë për insekte, krimba, prodhim të manaferrave, saksi bio-degraduese – me të vërtetë biznes ide të gjelbërta që në vete kanë potencial.  Shpresojmë se bartësit e ideve edhe më tutje do të mendojnë se si t’i realizojnë të njejtat. Gjithashtu shpresojmë që këtë vit të kemi edhe fitues nga Maqedonia në garën regjionale“ – tha Irina Janevska nga ARNO.

Fotografi me finalistët
Fotografi me finalistët

 

Lajme të ngjashme

Back to top button