Lëvizja për Reforma zgjedh Arif Selamin si kryetar të degës së Tetovës

Në kuvendin e degës së Tetovës, kuvendarët propozuan dhe votuan kryetarin e ri të degës. Arif Selami, do të jetë kryetari i ri i degës, pas emërimit të kryetarit aktual Adnan Neziri në Kryesinë Qendrore të partisë.

Kryetari i posazgjedhur, Selami, pasi mori miratimin e shumicës së delegatëve të pranishëm tha se pasi u preazantua tregoi edhe hapat e mëtejmë që ai do ndërmer si kryetar dege. Duke mos iu ikur kritikave, Selami tha që me gjithë qenien e tij dhe me ndihmën e të gjithëve do të përpiqet të sjell një frymë të re në udhëheqësinë e degës së Tetovës.

Sekretari i përgjithëshm, Arben Taravari, tha se Tetova është qytet I rëndësishëm i dy universiteteve dhe qyteti i Arbën Xhaferrit, për atë shkak në këtë qytet nevojitet hapërim përpara.

“Më lejoni të shpreh krenarinë time që sot, në qytetin e Tetovës, të shoh kaq shumë njerëz që i bashkon një gjë e madhe dhe e vetme: dëshira për një jetë më të mirë! Më keni bërë sot një burrë të lumtur e qofsha gjithnjë i tillë mes jush! Zoti ju bekoftë, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!”, tha Taravari.

Kryetari  i zgjedhur i degës së Tetovës Arif Selami është i diplomuar në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, në fakultetin e shkencave natyrore dhe matematikës, departamenti i informatikës, aktualisht është në përgaditje të tezës së magjistraturës në UEJL fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit. Punon aktualisht në UEJL në departamentin e administrimit të sistemit kompjuterik në UEJL, ka punuar në institute të ndryshme profesionale në vend dhe Kosovë, dhe gjithashtu pjesëmarrës në shumë projekte të rëndësishme. Është njohës i mirë i gjuhës anglezë ndërsa ka të kryer trajnime profesionale në programe të lidershipit.

Lajme të ngjashme

Back to top button