Qeveria nuk do të heq dorë lehtë nga kontrolli ndaj mediumeve

Qeveria kumtoi se do të heq dorë nga reklamimi nëpër mediume përmes të cilave, sipas SHGM, i korrupton pronarët. Por ekspertët mendojnë se shteti do të mundohet gjejë mënyrë që ta mbajë kontrollin që e ka ndaj televizioneve, shkruan REL.

Mosbesim në vullnetin e sinqertë të pushtetit për të hequr dorë nga reklamimi në media dhe me këtë edhe nga ndikimi i vet në to, kanë edhe një pjesë e njohësve të gjendjes së mjeteve të informimit në vend, pasi që javën e kaluar Qeveria vendosi që të bëjë moratorium për të gjitha promovimet komerciale në media. Ata thonë se reklamimi i Qeverisë në mënyrën dhe vëllimin aktual vështirë është se do të përsëritet, por nuk e përjashtojnë mundësinë sa ajo mund të gjejë mënyrë të re për ta bërë këtë gjë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, thotë se një mënyrë për tu anashkaluar kjo masë është me financimin e prodhimit vendas.

“Për shembull mund të ndalen me reklamat, por mund të rritet sasia e prodhimit vendas në televizionet. Qeveria ka më dy vjet që u jep mbështetje financiare televizioneve dhe askush s’e di sa të holla janë të dhëna për këtë qëllim. Në vendet demokratike, qeveria mund të subvencionojë mediat, por ajo zakonisht i referohet shtypit dhe mediave lokale të cilat përballen me probleme të mëdha për të mbijetuar në treg. Por askund do të subvencionojë transmetuesit kombëtarë të cilët janë mediat më të fuqishme dhe duhet të janë të pavarura “, tha Selmani.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë për moratorium për publikimin e fushatave është vendim pozitiv, por thotë se nuk do të ketë rezultate nëse Qeveria nuk e bën të qartë mesazhin mediumeve se nuk do të ketë më kështu lloji reklamash. Mediat duhet ta kërkojnë të ardhmen në tregun e mediave me reklama private, ndërsa të hollat publike duhet të tërhiqen që të bëhet treg realistik i mediave, dhe derisa nuk bëhet kjo nuk do të ketë media të lira dhe profesionale, tha Selmani.

Petrit Saraçini nga Instituti i Mediave në Maqedoni në lidhje me moratoriumin është skeptik se qeveria do të heqë dorë nga ndikimi i saj mbi mediave kryesore. Ai komenton se përderisa Qeveria ka pasur vullnet, deri tani në këto 9 vjet do të sillet më ndryshe, e jo mes reklamave të ndikon në politikën e tyre redaktuese.

“A është kjo me të vërtetë për shkak të dialogut që zhvillohet a është për shkak të syrit vigjilent e bashkimit ndërkombëtar do të shihet në praktikë, me të vërtetë nuk mund të them, vetëm duhet të shohim se si do të sillet ajo. Ka mënyra për anashkalim: i përmenda njoftimet, prokurimin publik, e konkurset që do të përmenden në media. Do të shohim të paktën a do të ndryshon mënyra e shpërndarjes së fondeve për punë të tjera. Kur ka konkurs, duhet ai të publikohet”, thotë Saraçini.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë është një gjë që konstruktivisht duhet të kontribuojë në gjithë situatën e mediave, sepse të hollat që i përdor Qeveria për reklama e prishin pazarin e mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button