Turqi, 15 të vdekur në një aksident rrugor

Nga përplasja e një kamioni dhe një kamionçine që transportonte punëtorët në afërsi të Manisës, në Turqinë lindore, kanë humbur jetën 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton AA, nga vendi Haciveliler, ku sot herët në mëngjes ndodhi aksidenti i rëndë trafikut, në pjesën për mallra të kamionçinës së hapur ndodheshin rreth 20 punëtorë të cilët udhëtonin në punë në fermat përreth.

Nga ky aksident i rëndë mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa dy punëtorë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, kanë konfirmuar autoritetet e policisë turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button