Messi refuzoi çmimin e Lojtarit më të Mirë në Copa America

Lionel Messi refuzon të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të Kupës së Amerikës.
Pas finales së humbur ndaj Kilit në goditjet e 11-metërshave, sulmuesi i Argjentinës nuk ka pranuar ta marrë këtë çmim individual, duke i detyruar organizatorët që ta zhduknin këtë kupa nga skena e ngritur për fituesit.

Gjithçka është zbulur nga mediat argjentinase, që shkruajnë se pak minuta pas përfundimit të finales, ndërsa Messi po ecte i zhgënjyer në fushën e blertë, iu komunikua se ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut.

Por reagimi i tij i ka lënë të çuditur organiztarorët, që nuk kishin planifikuar një plan B. 4 herë fituesi i Topit të Artë ua kishte bërë të qartë se nuk do të ngjitej në skenë për ta tërhequr këtë çmim.

Në këto kushte Kupa e Amerikës në edicionin e fundit nuk dha një çmim të rëndësishëm, sepse Lionel Messi mendon se nuk e meriton përderisa nuk arriti ta shpallte Argjentinën kampione të turneut.

Messi kapërjetuar një situatë të ngjashme edhe në fundit të Botërorit Brazil 2014, teksa pa shumë dëshirë u detyrua të tërhiqte çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit pas disfatës në finale me Gjermaninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button