Vrasja e turistëve çek, pse u lirua nga burgu një recidivist?

Vrasja e dy turistëve çek në Dukagjin e preku secilin Shqiptar, reagime të shumta u panë nëpër portale të ndyshme dhe rrjete sociale, madje disa prej tyre kërkonin edhe kthimin e dënimit me vdekje ose ekzkutimin e autorit të krimit, por pasi autoritetet e vendit aritën të identifikojnë autorin dhe më vonë ta arrestojnë atë, e kuptuam se ai ishte një djalosh i ri 20 vjeçarë, edhe pse nuk kemi aktgjykim të plotfuqishëm, megjithatë ai mbetet i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të çiftit çek.

Për të dyshuarin thuhet se më herët kishte kryer edhe një vepër penale-vrasje, viktima e të cilit kishte qenë një adoleshent, për këtë vepër ishte dënuar nga gjykata me 5 vjet heqje lirie, por vetëm disa ditë pasi lirohet nga burgu ai dyshohet se ka kryer edhe një vepër tjetër penale dhe kështu ai tanimë mund të quhet si Recidivist.

Enti ndëshkimor-përmisues dhe edukativo-përmisues nuk ka ndikuar në risocializimin dhe riedukimin e të dyshuarit dhe në formimin e personalitetit të tij i cili duheshte të kthehet në shoqëri si person normal dhe me vlera shoqërore dhe të pranoheshte në mesin e shoqërisë ku jetonte.

Në kuptimin juridiko-penal më recidivizëm nënkuptojmë kryerjen e përsëritur të veprave penale nga ana e personit i cili ka qenë më parë i dënuar për ndonjë vepër penale, pra këtu kemi të bëjnë me persona të cilët në insitucionin ndëshkimor-përmisues apo edukativo-përmisues, vijnë dy herë e më tepër për shkak të përsëritjes së veprave penale dhe ardhmja e sërishme vetvetiu shtron pyetjen: A thua tretmani i mëparmë edukativo-përmisues ka qenë adekuat dhe në regull, kjo flet se proçesi , mjetet, metodat dhe mënyra e risocializimit dhe riedukimit nuk ka qenë e favorshme dhe nuk ka kontribuar në riedukimin e personit.

Recidivizmi është një formë mjaftë delikate e kriminalitetit prandaj duhet hulumtuar faktorët që ndikojn në paraqitjen e tij, si faktor të jashtëm që ndikojn në sjelljen kriminale të recidivistëve janë rrethanat joadekuate familjare, konfliktet në familje, varfëria, papunsia, konsumimi i alkoolit dhe drogës, poashtu theksohet edhe edukimi joadekuat nëpër institucionet shkollore.

Personat delikuent recidivist kryesisht dallohen me disa cilësi dhe veti të caktuara të cilat sipas disa mendimeve të autorëve të ndryshëm i shtyjnë në kryerjen e veprave penale. Kësisoj, theksohet se recidivistët janë persona të frustruar, persona që vështir adaptohen në mjediset e caktuara, persona që vuajn nga komplekset e ndryshme si kompleksi i inferioritetit, persona te të cilët është i pranishëm jostabiliteti emocional dhe frika permanente nga problemet jetsore.

Recidivizmi si formë e veçant e kriminalitetit ka pasoja të rënda dhe në bazë të shënimeve statistikore ai merr pjesë në kriminalitetin e përgjithshëm varësisht prej llojeve të veprave penale prej 20-60 %.

Vëllimi dhe pjesmarja e recidivizmit qartë tregon se kjo formë e kriminalitetit paraqet rezik të veçant dhe se sinjalizon për paaftësin e shoqërisë që me sukses të pengojë kriminalitetin në botën bashkoheore.

Nga ngjarja aktuale që ndodhi në Shqipëri, institucionet nëshkimore-përmisues dhe edukativo-përmisues duhet të marin seriozisht trajnimin për risocializim dhe riedukim të të burgosurve për të prevenuar ato që në të ardhmen mos të bëhen recidivist.

Lajme të ngjashme

Back to top button