Zaev sot nuk u paraqit në Gjykatë, ka gjasa të burgoset?

Lideri i opozitës Zoran Zaev sot nuk është paraqitur në gjykatën e Strumicës, deri në afatin e caktuar në orën 12.

Gjykata e Strumicës ka dërguar një informacion në formë të shkruar deri te Gjykata themelore 1 në Shkup që po drejton rastin kundër Zaevit, shkruan A1 On.

“Gjykata themelore në Strumicë nuk është kompetente për këtë rast kundër Zora Zaev. Gjykata ka kompetenca nëse ai nuk paraqitet në terminin e caktuar, gjegjësisht nëse nuk i respekton masat e kujdesit, ta njoftoj Gjykatën themelore 1 në Shkup.

Pasi që sot në ora 12 kaloi ai afat, ne dërguam një letër deri në Shkup ku njoftuam Gjykatën themelore 1 se personi kundër të cilit po udhëhiqet një procedurë penale nuk është paraqitur në Gjykatë. Nuk e dimë se sa shpejtë letra do të arrijë në Shkup.

Gjykata themelore 1 ka kompetenca, pasi që ta marr njoftimin tuaj, të vendos se çfarë masa do të ndërmarr”, theksoi për A1on, Cona Kalamernikova, gjykatëse në Gjykatën Themelore në Strumicë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button