Shkëndija miqësore me Prishtinën

Shkëndija e Tetovës dhe Partizani i Tiranës do të shkojnë në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrën e Prishtinës.
Krerët e klubit të Prishtinës janë në finalizim e sipër të marrëveshjes me dy klubet shqiptare për të zhvilluar ndeshje miqësore me Prishtinën gjatë verës, ka bërë të ditur të dielën kryetari i klubit Remzi Ejupi. Ai ka thënë se ende nuk është caktuar data, pasi duhet të pritet përfundimi i garave kualifikuese për të dyja klubet në Ligën e Evropës.

“Një marrëveshje në parim është arritur që Prishtina të ketë dy ndeshje miqësore gjatë verës kundër Shkëndijes dhe Partizanit. Terminët do të caktohen pasi t’i përfundojnë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Evropës. Dëshirojmë që ta thyejmë pak këtë heshtje”, ka thënë Ejupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button