Nani kaloi testet mjekësore në Stamboll

Skuadra turke, Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të Manchester Unitedit, Nani.

Anësori portugez është shprehur shumë i lumtur pas nënshkrimit të kontratës dhe tha se kjo është një mundësi e mirë për të.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. E shoh këtë si një mundësi të mirë për karrierën time. Dua që të jem i suksesshëm këtu”, ishin fjalët e para të Nanit si lojtar i Fenerbahçes.

“Tifozët janë të mrekullueshëm këtu dhe dëshiroj tu tregoj atyre futbollin tim më të mirë. Unë gjithmonë e jap më të mirën time”.

Lajme të ngjashme

Back to top button