Në rajonin e Tetovës policia ka konfirmuar 20 kundërvajtje te motoçiklistët

­ Njëzetë kundërvajtje te motoçiklistët kanë konfirmuar tre kontrollet policore të zbatuara këtë fundjavë në rrugët dhe rajonin e Tetovës, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij më shumë raste edhe atë shtatë janë për mbajtjen e helmetës mbrojtëse, pesë kundërvajtje ishin për motoçikleta pa regjistrim, ndërsa në tre raste motoçiklistët kanë drejtuar pa leje.

Në dy raste janë regjistruar motoçikleta me regjistrim të skaduar, njëjtë aq kanë drejtuar me kategori jo të duhur dhe me nga një rast të dhënies së motoçikletës një personi tjetër dhe licencë jo të ripërtëritshme.

“Me këto kundërvajtje janë sanksionuar me 14 urdhërpagesa, 6 ftesa për pagesë të gjobës dhe një vërejtje me shkrim. Kontrollet e tilla të motoçiklistëve intensivisht do të vazhdojnë edhe periudhën e ardhshme sepse është rritur numri i tyre nëpër rrugët e Tetovës, veçanërisht në qytet. Muajin e kaluar kishte edhe disa aksidente të rënda trafiku në të cilat pjesëmarrës ishin motoçiklistë”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button