Kolonë makinash në kufi, pritet mbi një orë

Siç ka filluar sezoni i pushimeve fillojnë edhe problemet e para për kurbetçinjtë të cilët kthehen në vendlindje.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, Serbi-Maqedoni, në hyrje për në territorin e Maqedonisë, janë regjistruar kolona të gjata veturash të cilat po presin në zonën neutrale, për të hyrë në territorin e Maqedonisë.

Kolona e makinave është deri në 500 metra dhe pritet mbi një orë për të kaluar këtë kufi, vetën në palën e Maqedonisë.
I njëti problem ndodhë edhe në pikëpagesat rrugore, por pritja këtu është më e vogël se sa në kufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button