Pesë të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën Markesh­-Bajlovce, Kumanovë

­ Pesë persona janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ndodhi dje në orën 14:15 në rrugën lokale mes fshatërave të Kumanovës Makresh dhe Bajlovce.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por janë mbajtur për trajtim të mëtejmë në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave. Aksidenti i komunikacionit, sipas informatave nga policia e Kumanovës, ka ndodhur me përplasje ballore të dy automjeteve që të dy “Ford Eskort”.

Siç shpjegoi sot zëdhënësja e SPB Kumanovë, Valentina Nikollovska, 39 vjeçari Z.D. me “Ford Eskort” me targa të Kumanovës ka udhëtuar në rrugën lokale Vojnik­ Bajlovce me çrast ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e majtë dhe është përplasur direkt me “Ford Eskort” tjetër me targa të Shtipit, që drejtohej nga shoferi 26 vjeçar nga Shtipi me iniciale D.D.

Mjekët nga spitali në Kumanovë kanë konfirmuar se shoferi i automjetit me targa të Kumanovës ka pësuar thyerje të gjurit të djathtë dhe pas ndihmës së treguar është transportuar në Qendrën Urgjente në Shkup, ndërsa udhëtarët e tjerë, shoferi nga Shtipi dhe dy pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore dhe trajtohen në spitalin e Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button