Tirana, homazhe për turistët e vrarë çekë

Me qirinj dhe lule në shenjë nderimi ndaj dy turistëve çekë, qytetarët e Tiranës zhvilluan mbrëmë homazhe, transmeton ABC news.

Michal Svatos dhe Anicka Kosinova u vranë mbrëmjen e së premtes në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.
Nisma e iniciuar nga një grup të rinjsh, mblodhi pranë Këmbanës së Paqes, në sheshin pranë Piramidës në kryeqytet, dhjetëra qytetarë të cilët ndezën qirinj dhe zhvilluan homazhe para fotografive të dy të rinjve çekë.
“Ajo këmbanë ka shumë kuptime, prandaj ne do e mbushim me lule dhe qirinj në shenjë faljeje për ta. Ndërkohë, një tabelë me letra do të qëndrojë aty për të gjitha mesazhet që ne kemi. Ato do i drejtohen familjarëve dhe popullit çek. Në fund i gjithë solidarizimi, do të mbyllet tek Ambasada Çeke në Rrugën e Ambasadave duke lënë aty mesazhet tona me qirinj dhe lule. Ato do te postohen për në familjen e Michal Svatoš dhe Anička Kosinová”, -shprehen iniciatorët e kësaj nisme-homazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button