Krasniqi: Specialja s’bën të kthehet në Kuvend

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, e ka quajtur jodemokratik rikthimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se nëse kjo çështje kthehet në Kuvend si po mendojnë qeveritarët, atëherë shtrohet pyetja: cili është organi më i lartë i shtetit?

“Kuvendi ka marrë një vendim, i cili nuk mund të rikthehet nga ata që do të duhej të dorëheqëshin para se të përpiqeshin ta rikthenin për votim për një çështje tanimë të vendosur. Nëse kjo çështje kthehet në Kuvend si po mendojnë qeveritarët, atëherë shtrohet pyetja: cili është organi më i lartë i shtetit? Cili institucion e kontrollon dhe e mbikëqyr tjetrin? Është Republikë Parlamentare e Qeveritare Republika e Kosovës?”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka shtuar se mbështetësit e presionit mbi Kuvendin, për ta themeluar Gjykatën Speciale, janë vënë në shërbim të autoritarizmit, e jo të demokracisë e të shtetit të së drejtës.

Lajme të ngjashme

Back to top button