iPhone 6S dhe 6S Plus në shitje prej 18 shtatorit?

Dy modelet e reja të telefonave të Apple, dyshja iPhone 6S përbëjnë pajisjet më të përfolura dhe më të pritura në treg këtë vit.
Mirëpo tani një raport i ri medial sugjeron se data kur kjo dyshe e telefonave të Apple do të paraqitet në treg, është 20 shtatori 2015.

Sipas burimeve brenda Foxconn është thënë se prezantimi zyrtar nga Apple për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus do të bëhet më 11 shtator të këtij viti, ndërsa modelet e reja të telefonave të Apple do të fillojnë të shiten nëpër dyqanet e kompanisë në SHBA nga data 18 shtator, transmeton Telegrafi.

Por duke e ditur rëndësinë e 11 shtatorit në SHBA, duket pak e besueshme që prezantimi zyrtar i gjeneratës së re të telefonave të Apple do të bëhet mu në këtë ditë.

iPhone 6s dhe 6s Plus pritet të vijnë me dizajn edhe më të hollë sesa modelet paraprake, për shkak të teknologjisë Force Touch, e cila do ta mundësojë këtë gjë.

Më pas pritet që të dy modelet të pajisen me procesorin Apple A9, 2GB RAM, dhe kamerën më të fuqishme me 12MP e cila do të mund të incizojë video në 4K.

Lajme të ngjashme

Back to top button