8 këshilla për të kaluar një verë të shëndetshme

Mos i kapërceni asnjëherë vaktet, përkundrazi shtoni disa mini vakte ndërmjet 3 kryesorëve.

Ditët janë të gjata dhe përgjithësisht lëvizet më shumë dhe flihet më pak.

Për këtë arsye këshillohet konsumimi i shpeshtë dhe nga pak i frutave, perimeve, kosit, djathrave të lehta, peshku i pjekur në zgarë, mishi i bardhë etj.

-Shmangni ushqimet e konservuara dhe të përpunuara. Konsumoni akullore, por kujdes me sasinë.

-Frutat, perimet dhe gjithë ushqimet bimore kontribuojnë për të lehtësuar funksionimin e aparatit tretës.Lajini mirë zarzavatet dhe perimet, sidomos nëse i konsumoni të gjalla.

-Lejohen ushqimet që garantojnë një ushqyerje komplete por të lehtë, e tillë mund të jetë një ëmbëlsirë.

-Pini dy litra ujë në ditë, pasi për shkak të djersitjes rrezikoni dehidratim. Edhe lëngjet e frutave dhe frutat e lëngshme janë shumë të mira për hidrtatim.

-Kujdes me pijet e ngrira, mund të përcjellin baktere të ndryshme.

-Është shkencërisht e provuar se reduktimi i kripës në regjimin ushqimor ka vetëm dobi si tek personat me tension të lartë edhe tek ata që nuk kanë probleme të tilla.

-Koordinoni me aktivitetin e ditës, duke ndjekur një stil të shëndetshme jete si dhe duke eleminuar orët e pikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button