Meditimi e mbron trurin dhe zemrën

Shkencëtarët kanë bërë tashmë shumë kërkime në temën e meditimit, por ky hulumtim është deri më tani më i rëndësishmi dhe më i kompletuari.
Të gjithë tashmë e dimë se meditimi ka përfitime të mahnitshme për shëndetin. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se meditimi e ka efektin më të rëndësishëm në shëndetin emocional dhe psikologjik.

Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën American Heart Association, zbulon se meditimi i përditshëm dy herë në ditë e ulë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru menjëherë, dhe atë për 48%.

Kur kihet parasysh që sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, rezultatet e këtij studimi janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato e ofrojnë një pasqyrë më të mirë se si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës dhe sistemit vaskular.

Meditimi transcedental është një lloj i meditimit gjatë të cilit trupi i përdor burimet e veta të komponimeve shëruese për t’u shëruar, transmeton Koha. net. Meditimi transcedental mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kur shkencëtarët e studiuan tek pjesëmarrësit ndikimin e meditimit në shëndetin kardiovaskular, ata konstatuan se niveli i tensionit të gjakut filloi të bjerë shpejt pas fillimit të meditimit, ndërsa duhanpirësit kishin nevojë të zvogëluar për cigare.

Shkencëtarët konstatuan se mjafton që dy herë në ditë të meditoni nga 20 minuta që ta reduktoni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes së papritur, sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Gjëja më e mirë për meditimin është se ai është plotësisht falas dhe mund të bëhet kudo.

Lajme të ngjashme

Back to top button