Kujdes, këto dieta ua prishin dhëmbët

Shumë dieta të popullarizuara mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë, por njëkohësisht mund të shkatërrojnë dhëmbët tuaj. Pra, disa dieta të popullarizuara janë fajtorë për paraqitjen e shpejtë të kariesit, për prishjen e dhëmbëve, erën e keqe dhe për dëmtimin e mishrave, theksoi Dr. Samir Patel, drejtor i një klinike dentare në Londër.

– Dieta 5:2: Kjo dietë kërkon që pesë ditë të hani ushqime me nivel të ulët të karbohidrateve dhe nivel të lartë të proteinave, kurse gjatë dy ditëve të tjera, numri i kalorive reduktohet në 600 dhe ato ditë “agjërohet”. Kështu, trupi bie në një gjendje të ketozës, gjatë së cilës prodhon kimikate, që ndikojnë në erë të keqe dhe asnjë pastë dhëmbësh ose pastrimi i dhëmbëve me pe nuk do të ndihmojë për të hequr erën. Pra, mos i mënjanoni plotësisht karbohidratet, por përdorni ato më të shëndetshmet.

– Dieta “milkshake”: Një numër i madh i dietave kërkon nga personat në regjimin e dietës që dy vakte në ditë t’i zëvendësojnë me “milkshake”, që përmban një numër të vogël të kalorive, por këto pije mund të përmbajë deri në 18 gramë sheqer. Kjo mund të shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve, prandaj lexoni me kujdes etiketat në “milkshake” dhe pastaj shpëlajeni gojën me ujë apo përtypni çamçakëz.

– Dieta me ushqim të freskët: Edhe pse tingëllon e shëndetshme, kur ju thonë të hani fruta, perime, arra dhe fara, kjo mund të jetë e dëmshme për dhëmbët tuaj.

“Pa marrë parasysh se sheqeri në fruta është natyral, kur arrin në gojë nuk ka dallim në mes të sheqerit nga frutat, të çokollatës dhe të ëmbëlsirave të tjera. Ky sheqer vazhdimisht dëmton dhëmbët tuaj, duke çuar në prishjen e dhëmbëve dhe në probleme më të mëdha të dhëmbëve”, thotë Dr. Patel.

Lajme të ngjashme

Back to top button