Ja pse duhet ta pini vazhdimisht çajin

Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund të na qetësojë. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.

– Çaji përmban antioksidues: Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.

– Ul rrezikun e atakut të zemrës: Pra, çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara.

– Mbron kockat: Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

– Ju mbron nga kanceri: Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta.

Lajme të ngjashme

Back to top button