Ushqimet që duhet të evitoni në mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e oragnizmit të njeriut, që ne shpesh për arsye të ndryshme e neglizhojmë atë, transmeton Albeu.com. Nëse duam që të konsumojmë një mëngjes të shëndetshëm është e rëndësishme që të eleminojmë disa produkte të cilat na shëndoshin.

Nëse nuk dëshironi që të shëndosheni ushqimet që nuk duhet të konsumoni janë:

Omletë me vezë
Ajo është shumë e shijshme por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhen me vaj.

Drithërat
Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli
Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruti është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, kjo do të ndikojë në shtimin tuaj në peshë.

Kos me fruta
Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Buka
Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.

Lajme të ngjashme

Back to top button