Recension: Koce Trajanovski me gisht të thyer në defilimin me biçikleta (FOTO)

Recensojmë një lajm të shkurtër nga defilimi me biçikleta ku temë qendrore e ngjarjes është kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Pyetja e recensionit është: a ka pasur arsye që t’i jepet rëndësi aq e madhe gishtit të thyer të kryetarit të komunës ose në pyetje është spin që të tregohet se sa ka “vuajtur” ai që të hypë në biçikletë edhe atë me gisht të thyer, të cilin me aq krenari ua tregon qytetarëve.

FireShot Screen Capture #107 - 'Kоце Трајановски со скршен прст на велосипедско дефилеLinku deri te artikulli origjinal: Koce Trajanovski me gisht të thyer në defilimin me biçikleta (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 28.06.2015, 12:55

Data e recensionit: 30.06.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

DORA E LËSHUAR APO E NGRITUR?

E kuptojmë lëndimin e kryetarit të komunës, mirëpo, megjithatë ai ka mundur të pozojë edhe dorë të lëshuar, ndërsa gazetari të merret pak më seriozisht me problemin e biçiklistëve në Shkup, për shkak se edhe ata janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion, e jo vetëm rekreistë.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski me gisht të lidhur u paraqit në defilimin e sotëm me biçikleta që u mbajt në kryeqytet. Trajanovski, edhe përkundër gishtit të lidhur, e voziti biçikletën në linjën prej Portës Maqedonia deri te Guaska në Parkun e qytetit. Siç mund të shihet nga fotografia, Trajanovski e ka thyer (ose e ka përdredhur) pikërisht gishtin e mesëm të dorës së djathtë.

 

TRIBVIALITET I (PA)NEVOJSHËM

E gjithë përmbajtja e lajmit dhe i gjithë titulli gjendet në gishtin e thyer që është i mbështjellë. Një produkt i thjeshtë, trivial i përgatitur për t’i kënaqur nevojat komunikuese dhe shijen e konsumatorëve më të ulët të kulturës së kiçit. Interesi publik është lënë pasdore, ndërsa gishti i thyer është shfrytëzuar për spin, “Trajanovski, edhe përkundër përkundër gishtit të lidhur, e voziti biçikletën në defilim”.

Nga mediat pritet që të jenë kritike ndaj botës në të cilën jetojmë, mirëpo edhe proaktive, të inicojnë debat publik për temat me interes të përgjithshëm.

Në ngjarjen të cilën e përshkruan media, janë hapur çështjet për problemet që i kanë biçiklistët në qytet. Ata me vite kërkojnë zgjidhje të zbatueshme dhe trajtim të barabartë me transportin e motorizuar, rrjet të organizuar rrugor dhe respektim të të drejtave të tyre, me një fjalë Biçiklizmi kërkon qasje strategjike dhe gjithnjë e më shumë imponohet si segment i rëndësishtëm për formimin e modelit të qëndrueshëm transportues.

Sikur të udhëhiqej nga Kodi dhe standardet e profesionit të gazetarisë, gazetari që është nënshkruar në fund të tekstit, do ta mbronte interesin publik, i cili, megjithatë, nuk është në gishtin e thyer të kryetarit të komunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button