Vrasja e turistëve, Mjacaj: Doja t’i grabisja, çeku tentoi të më merrte armën, i vrava

Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës autorësinë e vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Përpara grupit hetimor, ka thënë se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës, në fshatin Lotaj, shkruan Gazeta shqip.

Sipas tij pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve.

Dyshohet se janë gjurmet e gjakut dhe te gishtërinjve që policia ka gjetur në fuoristraden e çekeve që kane “fundosur” autorin e ri në moshë.

Lajme të ngjashme

Back to top button