Lëvizja BESA formoi Këshillin Komunal në Shuto Orizare të Shkupit

Lëvizja BESA në Shuto Orizare të Shkupit, formoi Këshilli Nismëtar në këtë vendbanim. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

Këshilli Nismëtar i përzgjedhur në lagjen Shuto Orizare të Shkupit është i përbërë nga  gjithsej 27 anëtarë, i cili për koordinator zgjodhi juristin Arsim Emini. Koordinatori i porsazgjedhur deklaroi: “BESA është sonte në Shutkë që t’u thotë shqiptarëve të kësaj komune se ka perënduar më ajo kohë kur për fatin tonë vendosnin dy-tre mafiozë të njërës ose të tjetrës palë. Tash po vjen në skenë një gjeneratë me duar të pastra, qoftë nga korrupsioni e vjedhja, qoftë nga gjaku i shqiptarëve që ata e kanë derdhur për pushtetin e tyre ose edhe nga baruti i plumbave që i kanë gjuajtur kundër vëllezërve e fqinjëve të tyre.  Ne ua themi sonte këtu dhe kjo duam të mbahet mend. Ne nuk do të pranojmë asnjë votë që merret me dhunë. Ne nuk duam asnjë votë që ka ardhur me vjedhje. Ne besojmë sinqerisht dhe për këtë angazhohemi. Shutka tash e tutje, me BESËN ndërmjet nesh, do të shërbejë si vend ku politikën e bëjnë djemtë e vajzat më të mira të këtij populli dhe si vendbanim që tash e tutje do të njihet për politëkëbërje paqësore e vëllazërore”.

Në fund para të pranishmëve e mori fjalën kryetari I Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili theksoi se, “Ne jemi në politikë për të kontribuar për përmirësimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Prandaj, ne nuk kemi se si mos t’a theksojmë se dalja e BESËS ishte po thuajse e patjetërsueshme, si dhe koha po dëshmon që ‘Ridefinimi’ I shtetit është Platforma Politike që mund ta nxjerr Maqedoninë nga qorrsokaku i thellë në të cilën është futur”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button