Exit Poll: Greqia voton “JO”

Exit Pollet e para japin fitues Aleksis Tsipras dhe përgjigjen JO të grekëve ndaj masave të miratuara nga Eurogrupi.

Sipas të dhënave paraprake të exit polle-ve rezultati është kokë me kokë me një diferencë të ngushtë por që duket se ka distancë të lehtë përgjigja “JO”.

Kutitë e votimit u mbyllën në orën 18.00 me orën tonë(ora 19.00 në Greqi) ku referendumi është shumë i rëndësishëm për fatin e Greqisë në eurozonë. Në selinë e partisë së Kryeministrit, Syriza ka nisur tashmë festa, madje edhe në Spanjë në radhët e Podemos që triumfoi në zgjedhjet lokale.

Rezultatet e para të cituara nga Financial times, i japin “JO”-së një avantazh me një rezultat nga 51% deri në 53%.

Të drejtë vote kishin 10 milionë banorë por morën pjesë vetëm 40% e zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button