Aksident tragjik në afërsi të fshatit Rashçe, humb jetën fëmija trevjeçar

Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur rreth 12:00 në afërsi të urës në fshatin Rashçe të Shkupit.

Një tjetër fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Emergjente, shkruan Tv Sitel.

Arsyet për aksidentin tragjik ende nuk dihen, por Ministria e Punëve të Brendshme informoi se prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button