Më shumë se gjysma e të punësuarve në Maqedoni janë me shkollë të mesme

Sipas shkollimit, pjesa më e madhe e të punësuarve (690,188 persona) në Maqedoni janë me 3 ose 4 vite shkollë të mesme. Përqindja totale është 54.5% e numrit të të gjithë të punësuarve, nga të cilët 34.8% janë meshkuj, ndërsa 19.7% gra, thotë Anketa e fuqisë punëtore në 2014 nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Në pjesën e popullsisë me edukim të lartë përfshihet edukimi i lartë, magjistratura, dhe doktoratura, dhe sipas Anketës së fuqisë punëtore në 2014, 19.4% nga të punësuarit në Maqedoni janë me edukim të lartë, nga të cilët 9.3% janë meshkuj dhe 10.1% janë femra.

Sipas numrit të orëve të punës në javë, punëtorët klasifikohen në dy kategori: me orar të plotë pune, ku bie shumica e popullatës së punësuar, me 94.1%, dhe të punësuar me orar të shkurtuar, ku bien 5.9% e punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button