Shporta konsumatore, rritje shpenzimesh!

Një familjeje me katër anëtarë në muajin maj iu është dashur 32 565 denarë për një jetë normale. Kjo shumë në krahasim me muajin janar të këtij viti është rritur për 431 denarë, që do të thotë se jetesa është shtrenjtuar për gjysmë viti, sipas përllogarive të Lidhjes së  Sindikatave të Maqedonisë, transmeton Alsat M.

Vizart

Shporta sindikale

Janar 2015            32 565 denarë

Maj 2015                32 134 denarë

Kjo shumë prej 500 eurosh nevojitet për një familje prej 4 anëtarësh, e cila jeton në banesë prej 50 metrash katrorë dhe nuk posedon makinë. Në këtë shumë janë llogaritur 13 661 denarë për ushqim dhe pije, për banim janë llogaritur 10 457 denarë, për higjienë 2 263 denarë, për transport për bileta mujore me autobusë 2 339 denarë, për veshmbathje 2 101 denarë, ndërsa për kulturë 1 070 denarë ose një herë në muaj të shkojnë në kinema. Për kujdesin shëndetësor janë llogaritur 671 denarë.

Shporta sindikale – gjithsej 32.565 denarë

Ushqim dhe pije               13 661 denarë

Banim                                 10 457 denarë

Higjienë                              2 263 denarë

Transport                           2 339 denarë

Veshmbathje                     2 101 denarë

Kulturë                               1 070 denarë

Shëndet                             671 denarë

Në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për rekreacion, arsim, hotele dhe restorante si dhe kremtime familjare. Qytetarët ankohen se paratë nuk janë të mjaftueshme dhe se nuk mund t’ia dalin nga muaji në muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button