Shakaja e çuditshme: Ngujohet në fabrikë uji, dërgon mesazhe përmes kapakëve për ta shpëtuar

SoBe Lifewater arriti të shkaktojë mjaft panik këtë javë, pasi paketoi shishe uji me një mesazh të çuditshëm nën kapakë.
SoBe janë në pronësi të PepsiCo, dhe në faqen e tyre në Facebook ata u përmbytën nga postime të ndryshme nga njerëz të cilët kishin blerë shishe me ujë.
Sipas postimeve, njerëzit të cilët kishin blerë këto shishe me ujë dhe i kishin hapur ato, zbuluan mesazhe shqetësuese nën kapakë, transmeton Lajmi.net.
Mesazhet thoshin “Më ndihmoni, jam ngujuar në fabrikën SoBe”. Pas këtyre mesazheve të vërejtura, shumë njerëz menduan se punëtorët e kësaj fabrike ishin në një lloj gjendje rreziku.

Për fat të mirë, doli se gjërat nuk ishin si dukeshin, për shkak që kompania më pas doli me një deklaratë duke kërkuar falje dhe duke pranuar se kjo ishte një shaka jo e këndshme e tyre.
Me sa duket, mesazhet e shtypura në kapakët e shisheve ishin shtypur gjatë gjithë kohës nga kjo kompani, si mënyrë për të tërhequr klientë – të paktën kështu thotë kompania.

SoBe Lifewater
SoBe Lifewater
SoBe Lifewater
SoBe Lifewater
SoBe Lifewater
SoBe Lifewater

Lajme të ngjashme

Back to top button