BDI: Tentimi për koalicion PDSH-RDK, manipulim i opinionit

Tentimin për koalicion mes PDSH-së dhe RDK-së, BDI-ja e vlerëson si tentim për të defokusuar opinionin nga koalicioni mes VMRO DPMNE-së dhe PDSH-së në Strugë. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se ky ishte tentim i PDSH-së për krijimin e alibit dhe keqpërdorim i emocionit të qytetarëve për të tërhequr vëmendjen e tyre nga koalicioni me VMRO-në. Koalicionin në Strugë Osmani e vlerësoi si politikë joparimore të PDSH-së, për shkak se sipas tij, kritikat më të mëdha të partisë së Menduh Thaçit drejtuar BDI-së janë pikërisht për koalicionin me VMRO-në.

“Kjo është edhe një dëshmi se pse këto parti politike kalojnë në zgjedhje ashtu si kanë kaluar në të gjitha këto cikle zgjedhore, por edhe një dëshmi se qytetarët shqiptarë mençurisht kanë detektuar politikat joparimore, standardet e dyfishta, por edhe politikat sot për nesër dhe jo konzistente. Ajo çfarë është më skandaloze është fakti se sot u tentua që të keqpërdoret emocioni që kanë qytetarët, veçanërisht shqiptarët për unifikimin, bashkëpunimin dhe bashkimin e forcave politike shqiptare, për të mbuluar një koalicion tjetër, koalicionit VMRO DPMNE dhe PDSH në Strugë, duke u munduar të krijojnë alibi se ne po bëjmë koalicion mbarëshqiptarë me partitë opozitare shqiptare”, tha Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button