Bëhet hit në Youtube, i dhurojnë mijëra euro pianistit të pastrehë (VIDEO)

Pasi që u bë e famshme (me 4 milionë shikime në disa ditë) në Youtube një video e një burri të pastrehë duke i rënë pianos në Floridë, një fushatë e organizuar nga GoFundMe për të mbledhur para për t’ia dhuruar pianistit mblodhi 12,000 dollarë nga 536 donatorë për një ditë!

Ai tani është bërë i famshëm pasi që u postua videoja e versionit të tij të këngës “Come Sail Away” të grupit Styx, e cila ka akumuluar gati se 5 milionë shikime në Youtube dhe Facebook.

Ai e humbi gruan e tij tragjikisht dhe tani e kërkon djalin e tij 18 vjeçar. Ai shpreson që djali i tij ta sheh videon në internet dhe ta gjen babain e tij. Donald me shokun e tij Paul Lenardo bëjnë muzikë në rrugët e Floridës për para, por nuk munden të mbledhin mjaftueshëm para sa për të siguruar strehë.

Në një intervistë e bërë nga kalimtarët, Donald tregon se ai është klarinetist dhe se ka shkuar në fakultet të muzikës, por për fat të keq nuk e ka mbaruar.

Organizatori i kampanjës për donacione për Donald Gould tha se paratë pikë së pari do të përdoren për rehabilitimin e Donaldit, dhe pastaj për t’a arritur potencialin muzikor që e ka.

Lajme të ngjashme

Back to top button