“Monstra” nesër para gjykatës së Apelit, mund të dorëzohen dëshmi nga “bombat”

Gjykata e Apelit në Shkup, nesër në një seancë publike do t’i shqyrtojë ankesat e ngritura nga të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe avokatët e tyre.

NOVA nga burime të afërta me mbrojtjen merr vesh se mund që në gjykatë të jepen transkriptet nga bisedat e përgjuara që kanë të bëjnë me këtë rast për atë se nëse të akuzuarit e tanishëm janë fajtorët e vetëm të këtij rasti ose jo.

Nëse ndodh kjo gjë, shanset reale janë që avokatët të kërkojnë shtyrjen e seancën së nesërme publike për shkak të marrjes së dëshmive të reja para mbajtjes së seancës dhe me to, në rishqyrtim të rastit në shtator ta plotësojnë mbrojtjen.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kur behet fljal per vmron. Bdia i sakrifikon shqiptart per ta pshtu vmron nje rast shum i dhimshem per dya palet si atyve burgoserve si atyve fmive vram edhe ose jan macedon por prap keq. Duhet dhe ka ardh koha e vetedijes se kta nuk.e kan ba dhe prinderit e te vraveve besojn qe dishka nuk esht e drejt dhe jo e vertet. Kerkojm drejtsi por se si do.arim.at.drejtsi. Zoti na ndihmoft. Per lirimin e te burgosurve.

Back to top button