Gjithçka për specifikat e iPhone 7

Çdo vit, eventi i prezantimit të telefonit të ri apele, tërheq mijëra njerëz në mbarë botën. Që me lansimin e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, apele ka ndryshuar dizajnin e telefonit, duke u ofruar klientëve të vet, ekrane më të mëdha. Së fundmi thashethemet për iPhone 7 e kanë përfshirë internetin dhe forumet e ndryshme teknologjike. A do të mbeteni edhe më tutje fans i kësaj marke të telefonave të mençur? Ja disa nga gjërat që duhet t’i dini për iPhone-in e ri:

Lansohet në shtator

Duke e marrë për bazë lansimin e iPhone 5, 5S, 6 dhe 6 Plus, është shumë e mundshme që edhe kësaj radhe iPhone 7 prezantohet në shtator. Gjithashtu, sipas një njoftimi që Vodafone ka barë për stafin e tij, data e lansimit të iPhone 7 është 25 shtatori.

Vjen me iOS 9

Pa asnjë dyshim, iPhone i ri do të jetë me sistem operativ iOS 9. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kompania në konferencën Worldwide Developers.

Kamera e përparme është 1080P

iOS 9 do të jetë një inovacion sa u përket kamerave të përparme. Telefoni i ri i iPhone do të ketë aftësinë që të realizojë fotografi panoramike dhe të realizojë video me 1080pdhe gjithashtu klipe “slow motion”.

Blic në kamerën e përparme

Asnjë iPhone deri më tash nuk ka blic në kamerën e përparme. Për dashamirësit e selfieve, iPhone 7 është një fantazi e realizuar, për shkak se e ka shtuar edhe blicin në kamerën e përparme, duke e përmirësuar kështu kualitetin e fotografive edhe në errësirë.

Procesor më i fortë

Modeli i ri i iPhone do të vijë me një procesor më të fortë A9, i cili i ka 2 GB RAM, dyfishi i asaj që përmban iPhone 6.

Bateri më të mirë

Apple iPhone është kritikuar mjaft shumë për performancën e baterisë. Pasi që ekrani iPhone 6 dhe 6 Plus u rrit, edhe funksionimi i baterisë u përkeqësua. Por kësaj radhe iPhone 7 do të vijë me një bateri më të fortë e cila zgjat më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button