Në Maqedoninë e hiperpartizuar imune nuk mbeti as arsimi

Rreth organizimit të arsimit të lartë në përgjithësi ekzistojnë dy koncepte bazë: njëri ku në mënyrë strikte kufizohet numri i atyre që do të ndjekin atë (arsimin e lartë) dhe tjetri ku do të jepet mundësi e gjërë. E para don të thotë pak ndjekës të arsimit të lartë (numër i kufizuar) por shumë cilësi, ndërsa i dyti ofron mundësi të njejta/barabarta për të gjithë masën por si rrjedhojë ngecë në cilësi.

Maqedonia u përcaktua për të dytën, secilit t’i ofron mundësi shkollimi, fillimisht me bërjen e shkollimit të mesëm të obligueshëm për të gjithë, e prej tyre pastaj 90 deri në 97 % të shkoj numri i atyre që vazhdojnë arsimin e lartë. Në arritjen e kësaj Qeveria e R.M-së bëri dy hapa – i pari ishte studimet e disperzuara dhe e dyta ulja e çmimit të studimit dhe të atyre që janë me participim dhe pa participim në 200 euro simbolike gjegjësisht 400 euro.
Për këtë arsye janë rritur kuotat për regjistrim në shumë universitete dhe fakultete ekzistuese, janë hapur shumë universitete të reja private në shtet, janë hapur fakultete të reja dhe numër më i madh i studimeve të disperzuara.

Pra, sot të gjithë regjistrohen dhe shumica dërmuese prej tyre edhe diplomojnë.
Ky është formaliteti i paraqitur nga ana e Qeverisë si nxitëse, injurajuese dhe arsim për gjithë popullin…!

Por realiteti objektiv çfarë na thotë?! Tendenca për arsimim të menjëhershëm të të gjithëve përnjëherë-pa testim/pregaditje paraprak të sistemit, pa kushte themelore të hapësirave mësimore, pa kuadro të kualifikuar/eminente profesionale, në këtë sistem të brishtë arsimorë solli efekte dhe rezultate katastrofale.

Në Maqedoninë e hiperpartizuar imune nuk mbeti as shtylla kurrizore e një shteti dhe populli, arsimi.

Fakultetet e disperzuara në mënyrë rapide tejkaluan “misionin primar” që kishin, mundësia për arsimim të njejtë/barabartë për të gjithë, dhe shpejtë u shndërruan në “mundësi” për marrje/blerje të diplomave në mënyrë të njejtë/barabartë – (me përjashtime) pa dije dhe vetëm me një librezë partie!!! Fakultetet e disperzuara në qytete të ndryshme në Maqedoni u shmangën misionit të tyre primarë – dhënia e mundësisë shumë të rinjve të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit që me shpenzime më të vogla pa udhëtime të regjistrohen, të studiojnë, të fitojnë dije, të profesionalizohen edhe ta përfundojnë arsimin e tyre të lartë ashtu siç i ngjanë një studenti normal. Tani ata fakultete të nxëna nën kthjetrat e fuqishme të partive në pushtet, u shndërruan në shtabe partiake ku punësohen si profesor-të dëgjueshmit partiakë, të cilët ligjërojnë dhe punojnë me skripta të shtypura sipas urdhërit partiak dhe të cilat prodhojnë (me përjashtime të vogla) “studentë”-ushtarë partiakë. Sa më tepër që shtoheshin fakultetet e disperzuara aq më tepër forcohej propaganda partiake dhe aq më shumë fitonin pushtet partitë aktuale qeveritare.

Pra, sistemi i disperzimit të fakulteteve në teori ishte korrekte, por në praktit çaloi, ishte populizëm i dëmshëm apo thënë drejtë varrosi cilësinë e arsimit në Maqedoni.

Këtu, pra arsimi në përgjithësi dhe në studimet/fakultetet e disperzuara në veçanti, sasia mbyti cilësinë, e partia varrosi rininë!

Është nevojë urgjente për ringjalljen e arsimit dhe Universitetit në veçanti!

Dikush kishte thënë: Nëse don ta vrasësh një popull të tërë, atëherë shkatërroja arsimin!

Ja arsyeja e e degjenerimit, dekadencës dhe tatëpjetës së pafundshme të shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button