Gishtat që flasin me lëvizje mbi tela!

RAPSODIT : S E V D I – M A L S I A !

Të nderuar miq, të dashur lexues, dhe ju adhurues të folklorit ,

Po, kush nuk i njeh e nuk ka dëgjuar për Rapsodët, i madh e vogël i duan ato, për ta kanë folur e shkruar që moti njerëzit e pendës.

E po, a ka kush që se njeh e që s’ka dëgjuar për rapsodin e dashturn Sevdi Malsia ?

Jo, nuk ka, këtë burë që siç më duket, duhet ti ketë mbërthyer të gjashtëdhjetat, e njeh shumë kush. Jeton në f. Trebosh, që moti i shpërngulur nga Malësia e Sharit.

Sevdiu, që në rini ,kureshtar për të mbledhur tekstet e këngëve folklorike, kurse zërin e bukur të falur nga madhëria e Zotit, dal nga dalë e bëri profesion.

Ky njeri ,inteligjent, pedant, me flokë të thinjura e tallaslije, duket i pashëm, i kanë hije edhe tirqit, plisi i bardhë e hijeshon edhe më shumë, çiftelia në dorë e bën të duket shidet.

Sevdi Malësia ,këngëtar me kulturë, këtë kur nuk mund ta dëgjosh të thotë ndonjë fjalë e mendim fyes për kolegët tjerë ,rapsod e këngëtarë, ai thotë secili këndon me talentin e tij që ia ka falur perëndia, unë të gjitha i dua.

Sevdiu ka bërë shumë projekte edhe në solo, por nuk është vetjak, zërin e tij mesatarisht të hollë e që del nga goja si plumbi nga tyta, gjatë karrierës në duet e ka akorduar edhe me këngëtar tjerë.

Shpesh e ka shoqëruar Bib Kosova , e Qamil Berisha, po edhe të tjerë.

Sevdi Malsia , i dashtun nga të gjithë ishte i simpatizuar dhe mik i mirë edhe me rapsodin e njohur të Kosovës tani më i ndjerë Augustin Uka. Po të mos ta harrojmë, Sevdiu i dashtun ka kënduar dhe është mik edhe me rapsodin Hashim Shala.

Sevdi Malsia

Sevdi Malsia, është inteligjent dhe ka një retorikë të spikatur, ai me kujdes ka mbajtur mend shumë histori e ndodhi që ka lexuar e ka mbajtur mend nëpër shumë oda e konaqe që ka rastisur.

I ka rastisur të këndoj edhe në shumë oda të burrave nëpër Kosovë, në Drenicë etj.

Rrjedhshëm i tregon, shumë ndodhi e histori të dëgjuara neper oda, në mënyrë simpatike rrëfen edhe shumë anekdota për këngëtarët, se çka u ka ndodhur atyre, kur ata e harrojnë tekstin, kur ata mbesin në rrugë e shumë gjëra tjera të lezetshme.

Sevdi Malsia, prezantoi si mysafir në shumë emisione ,të veçanta për rapsodët dhe folklorin, a ju kujtohet ,,Rreth oxhakut,, , te ,,Konaku,, në televizione lokale, nuk e di a ka prezantuar në ,,Rrënjët tona,, me Shkurten në Prishtinë apo diku në Shqypni.

Sevdi Malësia, mori dhe akoma po merr pjesë në gëzimet tona familjare ,me repertorin e tij të këndshëm, edhe me këngë të përpunuara nga ai dhe me shok tjerë të fushës.

Këndon edhe pak këngë lirike të këndshme me zërin e tij melankolik.

Por Sevdi Malsia , ka nderuar edhe deri më tani kombin e vet, i ka kënduar atij, ai nuk ka lënë binë pa shkelur ,kur ka qenë i ftuar për tu kënduar e përkujtuar heronjtë të lirisë e trimave të kombit, edhe atë nga Likova e Sllupçani e deri në Sellcë të Tetovës.

Të lumtë Sevdi Malësia, është i simpatizuar nga shumë njerëz.

Eh se ç’kam një shok unë, ai kushdo që të këndojë në konak ai bërtet ,prite prite Sevdi Malsia , e se ç’ju pikë në kokë ,që moti ,që kur e kishte dëgjue së pari herë, në një ndeje në Sallarevë të Malit të Thatë ku kishte ushtruar detyrën e daskallit. Gishtat e këtij rapsodi, në mënyrën shumë elegante lëvizin mbi telat e instrumenteve dhe nxjerrin zëra të bukur.

Ky rapsod luan në çifteli e sharki, më kanë thënë se ekzekuton në mënyrë brilante Violinën atë shum e do, me atë duket si amato i vërtetë.

Unë kam mik Adem Gashin nga Prishtina , po kush nuk e njeh këtë njeri, shkrimtar, poet i profilit të madh, a ju kujtohet tekstshkruajtës, ky e shkroi këngën që bëri bujë ,,Sërish vjen marsi,,, ky ka pendë të fort, shkoj shpesh në Prishtinë, do ta lus për një tekst për ta kënduar Ti, i dashuri Sevdi.

E po Sevdi Malësia, tu lumshin gishtat dhe Zoti ua ruajt zërin Ti dhe gjithë të tjerëve, sepse, RAPSODËT JANË SHPIRTI I NJË KOMBI !Kurse edhe miku im Sevdi Malsia, është një FLIUD I VOGËL I SHPIRTIT TË MADHË TË KOMBIT SHQIPTARË !

Ashtu siç na këndoni në gëzimet tona familjare, Paçi gëzime me mbar familjen gjithmonë në jetë, miku im i respektuar. Mezi se presim me shokët t’na del ndonjë sebep e ti me Dan Gllumovën t’mia thoni “Çka i ka thon Dema Kadrisë,,

Adhurimi i takon vetëm Zotit, por respekti dhe dashuria u takon edhe njerëzve që flasin me tela.

Mbajeni mend : Rapsodët janë shpirti i një kombi ! Faleminderit që të kam shok i nderuari MALSIA .

Lajme të ngjashme

Back to top button