Matoshi: Thirrja në kanun është legjitimim i krimit e tribalizmit

Publicisti Halil Matoshi në lidhje me ngjarjen e fundit në Shqipëri, ku dy turistë çekë u vranë në Dukagjin nga persona ende të panjohur, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se thirrja në Kanun është legjitimim i krimit dhe tribalizmit.

Sipas Matoshit, shqiptarët e përbuzin shtetin modern, pasi elitat politike nuk kanë bërë asgjë që ta ‘perëndimorizojnë’ Shqipërinë, transmeton Indeksonline.

Matoshi sugjeron se Prishtina dhe Tirana duhet së bashku të marshojnë kundër krimeve të tilla, kundër fanatizmit fetar dhe krimit e korrupsionit të organizuar.
Thirrja ne Kanu t’Maleve dhe ne Besen shqiptare asht legjitimim i krimit dhe tribalizmit!!!

Shqiptaret e sotshem sa here qe perballen me egersine qe ka mbijetue mes tyne ende, si n’gryke shpellash, thirren ne ni te shkueme “te lavdishme” me bese e kanun, per me deshmue se kurre nuk jane emancipue qytetnisht, sepse n’Shqipni kurre s’asht evndos sundimi i ligjit…


Shqiptaret e perbuzin shtetin modern – sepse nuk kane ide se c’asht ky – ngase elitat politike, autokrate te profilit anadollak dhe komuniste te profilit stalinist nuk kane ba asgja per me e modernizu dhe perendimorizu Shqipnine, natyrisht ni Shqipni e emancipueme, ksi lideresh mujshor e t’padijshem kurr nuk do t’i votonte dhe nuk do t’i mbante n’krye t’vennit…

Neper te njajen udhe po ec Kosova, me Shqipnin “e eger” (pa ligj) si yrnek

P.S. Tirana dhe Prishtina duhet me marshue (masovikisht) kunder egersise e per paqe e humanitet, kunder fanatizmit fetar (ISIS-it dhe perfshimjes se shqiptareve ne kso levizjesh aniti-qytetnim e antishtet), kunder krimit e korrupsionit – Pro Perendimorizimit dhe modernizimit te shteteve tona.
Marshim kunder dhunes e per shtetin ligjor!
Kjo duhet te ndodh tash!

Lajme të ngjashme

Back to top button