Dhunë ndaj grave në Prishtinë e Viti

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje, që për viktima kanë pasur femrat.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë ditën e djeshme rreth orës 18:30. Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima, sipas policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet ne mbajtje, raporton Koha.net.

Rasti tjetër i dhunës në familje, që gjithashtu për viktimë kishte një femër, është regjistruar në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në këtë rast, Policia bën me dije se të dy, edhe viktima edhe i dyshuari, kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në këtë njoftim të Policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button