Maqedoni, realiteti i rrejshëm i përfitimeve nga investimet e huaja

Publikut i jepet përshtypja se Maqedonia është një Eldorado e investimeve në Ballkan. Realiteti, megjithatë, është mjaft ndryshe. Vendi është në fund të listës ballkanike për tërheqjen e kapitalit të huaj.

“Kompanitë të huaja janë të etshme të vinë në Maqedoni t’i investojnë paratë e tyre këtu. Brenga më e madhe e tyre është se a ka mjaftueshëm njerëz të papunësuar që të mund t’i punësojnë në qindrat e fabrikave që planifikojnë ti ndërtojnë këtu”. Një përshtypje e tillë jepet nëse i ndjekim deklaratat e reklamave, programeve informative dhe politikanëve lokal pro-qeveritar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë realiteti është ndryshe. Maqedonia mezi u afrohet shteteve fqinje për tërheqjen e investimeve të huaja. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në krahasim me shtetet të tjera të Ballkanit të cilat nuk janë anëtarë të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Sërbia, Mali i Zi), Maqedonia arrin ti ketë rezultatet më të mira vetëm se Bosnja dhe Hercegovina.

Këto 6 vende së bashku kanë përafërsisht 18 milionë banorë, dhe në Maqedoni jetojnë 11% të banorëve të regjionit, por të dhënat tregojnë se vetëm në vitin 2007 në Maqedoni kanë hyrë më shumë se 10 për qind e investimeve në rajon.

Nëse e llogarisim nivelin e investimeve të huaja për njeri, shihet se Maqedonia seriozisht mbetet nën mesataren regjionale. Maqedonia ka arritur rezultate më të mira vetëm se Bosnja, ndërsa rekordin e regjionit e mban Mali i Zi.

Нето странски инвестиции по жител во Македонија и на Западен Балкан 2009-2013. Клик на сликата за зголемување. Илустрација: @Psihata

Disa ekonomistë thonë se mund të fitohet një shikim më i saktë nëse merret krahasimi me përqindje të PBB-së. Përsëri, të dhënat e Bankës Botërore për hyrjet neto të investimeve të huaja si përqindje e PBB-së tregojnë se Maqedonia ende pozicionohet më keq se mesatarja e rajonit, dhe arrin rezultate më të mira vetëm nga Bosnja, dhe në disa vite nga Sërbia.

Interesant është të përmendet edhe ndryshimi mes të hyrave neto të investimeve të jashtme në shtet, dhe të hyrave neto të investimeve të brendshme, pra dalja e investimeve nga Maqedonia është jashtëzakonisht e madhe në 5 vitet e fundit. Në të njëjtën kohë vetëm nga Serbia kanë dalë më shumë investime sesa nga Maqedonia.

Në programin zgjedhor të periudhës 2008-2012, “Rilindja në 100 hapa – e zgjeruar dhe e modernizuar”, VMRO-DPMNE premton 200-750 milionë euro në investime të huaja në vit. Ky premtim është plotësuar vetëm në vitin 2008, por duhet të merret parasysh se atëherë filloi edhe kriza botërore financiare. Më tej, në programin zgjedhor të 2011-2015 të quajtur “Manifesti për reforma dhe zhvillim”, partia në pushtet shpall se do të ketë 300-550 milionë euro nga investimet e jashtme në vit. Nga kur u pa se ky premtim nuk do të “del në treg”, qeveria i uli shpresat. Në programin e fundit zgjedhor “E Verifikuar” e partisë në pushtet në periudhën 2014-2018, përsëri, nuk kishte numra konkrete, por u premtuan investime të huaja nga 3 deri në 5 për qind të PBB-së, që është mes 240 dhe 410 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button