Të famshmit, nga Stresi e Liliana Kondakçi me problemet në polici

Shpesh herë këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë bërë objekt skandalesh dhe të implikuar në precedentë kriminalë. Më i përfoluri ka qenë Arkimend Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin artistik “Stresi”.

Ky i fundit aktualisht është në një proces gjykimi në gjykatën e Tiranës, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit dhe drejtimit të mjetit pa patentë.

Lista e VIP-ave të përfolur në ngjarje kriminale vijon me regjisorin Leonard Bombaj, i cili u akuzua nga një vajzë, nxënëse e tij për akuzën e ngacmim seksual. Më tej të përfolur për një seri sherresh ka qenë reperi Noizy, shkruan “Shqiptarja”.

Më tepër bujë ka bërë disa vite më parë një video intime, ku regjisorja Inis Gjoni shfaqet teksa përdorte lëndë narkotike dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale, me ish-bashkëshortin e saj Arjan Selimi.

Ndërkohë shumë i njohur është dhe konflikti mes dy ish-mikeshave këngëtare Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, ku Shkurta u procedua penalisht për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe më pas u shpall e pafajshme.

Shumë bujë ka bërë dhe arrestimi i këngëtares Liliana Kondakçi dhe aktorit të njohur humoristik Koço Devole të akuzuar për trafik droge.

Kush nga VIP-at shqiptare janë arrestuar nga policia si të implikuar në ngjarje kriminale?

Janë disa artistë që janë implikuar në veprimtari kriminale. Më tepër i arrestuar ka qenë këngëtari i repit “Stresi”, i cili është proceduar disa herë nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për armëmbajtje pa lejë, kundërshtim me forcë të efektivave të rendit dhe gjobëvënies. Shumë bujë ka bërë dhe arrestimi i artistëve Liliana Kondakçi dhe Koço Devole, të cilët kanë bërë burg në Itali si të implikuar në akuzën e trafikut të drogës.

Kush ka rastet ka bërë më tepër bujë, ku artistët kanë qenë duke mbajtur sende të paligjshme?

Rasti më i bujshëm ka qenë ai i regjisores Inis Gjoni e cila pas arrestimit të të dashurit të saj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u përball me një video intime, ku shfaqej duke marrë nga hunda lëndë narkotike. Pas kësaj ajo ka hedhur në gjyq Prokurorinë për nxjerrjen e kësaj prove në publik, por më pas e ka humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button