Shilegov: Gruevski jo vetëm ndërtesën e VMRO-së, tërë karrierën politike e ka ‘ndërtim pa leje’

Inspektorati i Komunës Qendër ka hyrë në objektin e ri të VMRO-së, me çka është vërtetuar se i njëjti nuk ka leje përdorimi, edhe pse një pjesë e objektit është lëshuar në funksionim.

“Inspektorati, gjatë mbikëqyrjes ka konstatuar se investitori ka vënë në funksion një pjesë të objektit, edhe pse për të nuk janë përmbushur parakushtet ligjore. Pra, objekti është në fazën e ndërtimit dhe në pajtueshmëri me ligjin, ‘Beton’ nuk mund të dorëzojë procesverbal nga organ mbikëqyrës me të cilën do të kërkohej regjistrim në Kadastër. Thënë ndryshe, objekti nuk ka lejë për përdorim”, thuhet në komunikatën e Komunës Qendër.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov komentoi lajmin se ndërtesa e re e VMRO-DPMNE-së, ka disa pjesë që janë ndërtim pa leje.

“Do të thotë se ndërtesa e VMRO-DPMNE-së ka mjete urbane të prera, ngjitura, montuara e krijuara, që quhet terrasë. Ndërtim pa leje. Po bre Grujo, as për ndërtesën tënde nuk di ta respektosh ligjin. Gjegjësisht, kur mendon njeriu mirë, tërë karriera jote politike është ‘ndërtim pa leje’ “, komentoi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button