Nënkryetari i RDK-së: Menduh Thaçi është një rrugaç antikombëtar

Zyrtari i lartë i RDK-së, Artan Dika, i cili me propozim të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmanit, gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale u zgjodh kryetar i shtabit zgjedhor, për zgjedhjet lokale të 24 marsit 2013, është shprehur për bashkëpunimin e mundshëm në mes RDK-së dhe PDSH-së.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Artan Dikës në FB:

“Fjalët se gjoja mes PDSH-së dhe RDK-së ka pasur kontakte dhe biseda për bashkim janë plotësisht të pavërteta dhe manipulime të atyre që të gjithë i njohin si sharlatanë politik dhe mashtrues të përditshëm. Kjo është vetëm një tentativë e bujshme që prostituta politike të shesë mirëkuptim dhe korektësi përmes një zhurme mediatike e kot.

E them publikisht, atë që ja kam thënë edhe Rufi Osmanit, se Menduh Thaçi është një rrugaç antikombëtar dhe një batakçi i pavlerë, me të cilin qoftë edhe një përshëndetje e vetme ia ul vlerën një njeriu me dinjitet.

I mbetet PDSH-së që ta zgjidh vet problemin që ka me pisllëkun e matrapazit të dalë boje, që ka në krye të saj – atij që me përulje përshëndetet me Mijallkovin koridoreve dhe nuk guxon kurrë në asnjë kritikë ta përmend me emër Gruevskin, lojën e të cilit e bën në vazhdimësi, ashtu si para një viti kur i detyroi deputetët e vet të qëndrojnë në Parlament në mënyrë që Gruevski të mund ta miratojë buxhetin.”

Lajme të ngjashme

Back to top button