Pushohen nga puna tre policë, gjobiten 8 të tjerë

Dy policë nga stacionet e Aerodromit dhe Gjorçe Petrovit u pushuan për shkak se testi i tyre i urinës kishte shenja të përdorimit të lëndëve narkotike, njofton MPB. Javën e kaluar, Kontrolli i brendshëm ka vepruar kundër 13 policëve dhe vetëm për njërin është ndalur procedura.

Edhe një polic tjetër nga njësia “Alfa” është pushuar, pasi që tre ditë rresht ka munguar nga puna e as nuk i ka njoftuar eprorët për mungesën e tij.

Tetë policë janë gjobitur dhe do të marrin rrogë të ulur në muajt e ardhshëm. Kështu një policit për intervenime në Shkup i është dhanë gjoba 15% e pagesës së tij mujore për 6 muajt e ardhshëm për shkak se ai ka sulmuar fizikisht një person. Polic tjetër nga Rostushi është dënuar me 15% të rrogës mujore për muajin e ardhshëm sepse ka qenë i pasjellshëm dhe i papërgjegjshëm me të moshuar, ndërsa kolegu i tij nga stacioni “Beko” do të ketë rrogë 15% më të vogël për 6 muajt e ardhshëm sepse ai e ka prishur rendin dhe paqen publike me sulme fizike. Një polic i Karposhit po ashtu është dënuar sepse e ka zërë gjumi në punë dhe për shkak të tij një i arrestuar ka ikur nga stacioni policor. Për rastin e fundit janë gjobitur edhe 3 policë të tjerë për shkak se gabimet e tyre në punë ia lehtësuan ikjen të burgosurit. Ata janë të dënuar me 15% të rrogës së tyre për 3 ose 6 muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button