Kinezët, Rusët dhe Bullgarët, blejnë me të madhe patundshmëri në Greqi

Shtetasit e huaj kanë filluar të shfaqin interesim të madh në blerjen e pronave në Greqi, që kur ky vendi së fundmi është bërë kryelajm në mediat ndërkombëtare për një falimentim të mundshëm dhe largim nga eurozona.

Sipas të përditshmes polake “Obscaja”, më së shumti interesim po shfaqin kinezët, por as rusët nuk qëndrojnë shumë prapa tyre. Ndërsa për vendin e tretë në blerjen e pronave janë në garë Serbia dhe Bullgaria.

Në rast se ky shtet falimenton, atëherë pronat në Greqi mund të pësojnë rënie edhe më të madhe të çmimeve deri në 30 për qind. Por nëse ky vend del nga Bashkimi Evropian, ky fakt sigurisht se do ta rikthej edhe Rusinë, e cila së fundmi gjithnjë e më shumë po blenë shtëpi në Greqi për shkak se dëshiron të fitojnë shtetësinë greke, shkruan Gazeta.ru.

Vlera e pasurive të patundshme në Greqi ka rënë tash e sa vite. Vetëm gjatë vitit 2013 vlera e patundshmërive kishte rënë për 10 për qind, kurse gjatë vitit të kaluar në 7,5 për qind, derisa këto ditë në 4,5 për qind, thonë ekspertët, transmeton lajmi.net.

Duke pasur parasysh se rusët nga mesi i vitit të kaluar, janë ftohur disi nga ideja e blerjes së patundshmërive në vendpushime, në mesin e tyre edhe blerjen e “pushimoreve të dyta”, objektet në Greqi së bashku me lokacionet në Bullgari, Spanjë dhe Mal të Zi, kanë pësuar rënie të blerësve nga rusia, ka deklaruar themeluesi i kompanisë “Indrikson”, Igor Indriksons që menaxhon me investime dhe pasuri të patundshme.

Rusët e interesuar në pasuri të patundshme në Greqi, zakonisht blejnë shtëpi apo banesa për shfrytëzim personal apo i lëshojnë me qira.

Lajme të ngjashme

Back to top button