Benzema në syrin e Wengerit

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger ende nuk është dorëzuar në garë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Mediat në Angli shkruajnë se Arsenal ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin francez, i cili do të plotësonte sulmin e skuadrës londineze.

Megjithatëë, largimi i Benzemas do të jetë shumë i vështirë, pasi Real Madrid ende nuk ka transferuar ndonjë sulmues dhe francezi mbetet zgjedhja e vetme e trajnerit Rafa Benitez.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button