Forcat e koalicionit intensifikojnë sulmet ndaj DAESH në Siri

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA në qytetin Rakka të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e DAESH kanë ndërmarrë 16 sulme ajrore. Në një deklaratë të bërë nga Forcat e Detyrave të Kombinuara të Përbashkëta të Operacioneve Natyrore të Stabilitetit theksohet se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të në sulmet e kryera me 4 korrik në qytetin Rakka të Sirisë i cili është nën kontrollin e DESH kanë qenë të suksesshëm për ngushtimin e territorit të fushëveprimit të organizatës.

Në deklaratën ku jepet informacioni se janë shkatërruar ndërtesat nën kontrollin e organizatës dhe rruga transit brenda Sirisë është theksuar se sulmet ajrore “të bashkuara me aktet e forcave në terren” kanë rritur presionin ndaj DAESH në veri të Sirisë.

Zëdhënësi i Forcave të Detyrave të Kombinuara të Përbashkëta të Operacioneve Natyrore të Stabilitetit, Thomas Gilleran, duke theksuar se sulmet ndaj rrugëve të transportit dhe të komunikimit në “kryeqytetin në fjalë” të organizatës janë zbatuar me një vendosmëri të plotë ai ka pohuar se: “Këto kanë qenë sulmet ajrore më të mëdha të planifikuara deri më sot në Siri. Sulmet do të kenë efektin e dobësimit të aftësisë për të vepruar në Rakka të DAESH”

Lajme të ngjashme

Back to top button