Flet familja ku çifti çek i vrarë në Shqipëri kaloi natën: “Ishin vetëm”

Pjestarët e familjes ku fletën çifti çek para vrasjes, kanë thënë dje para grupit hetimor se të rinjtë kanë qenë të pashoqëruar nga persona të tjerë, të huaj apo shqiptarë. “Erdhën vetëm me një makinë fuoristradë, ishin nisur për në Theth dhe mbrëmja i zuri në zonën tonë. Fjetën këtu atë natë dhe të nesërmen u nisën me makinën e tyre në drejtim të Thethit. Nuk na thanë se mund të kishin ndonjë shqetësim, por dhe ne nuk vumë re nëse mund të kishin ndonjë problem”, janë shprehur familja ku çifti çek ka kaluar natën.

Policia dhe Prokuroria kanë marrë në pyetje pjestarët e kësaj familje në komunën Postribë, ku ndodhi krimi, pasi mësuan se dy turistët çekë, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, kishin ndenjur aty një natë para se të vriteshin.

“Sipas mekanizmit të ngjarjes duket se personi që i ka qëlluar shtetasit çekë, ka qenë brenda në makinë.” Pyetja e familjes ku viktimat fjetën një natë më parë u bë për të verifikuar nëse “pasagjeri” ka qenë bashkë me turistët te kjo familje, apo jo.

Ndërkohë dëshmia e familjarëve ka përforcuar faktin se autori i vrasjes u ka zënë rrugën turistëve në zonën e fshatit Prekal.

Ndërkaq grabitja është pista kryesore që po hetohet në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkodrës mbrëmjen e së premtes.

Lajme të ngjashme

Back to top button